Kryeministri, Kurti, do të udhëtojë për  në Sarajevë, për të marrë pjesë në një konferencë të një  organizate joqeveritare

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të udhëtojë për në Sarajevë, ku nesër  do të merr pjesë në një konferencë të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”. Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga udhëheqësi i kësaj organizate, Adil Kullenoviq, i cili shtoi se kryeministri Kurti do të mbajë një fjalim në këtë konferencë. “Në këtë sesion do të diskutohet për marrëdhëniet rajonale”, tha Kullenoviq. Në tetor, Kurti kishte deklaruar se Kosova do të lejojë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të hyjnë në Kosovë me letërnjoftim duke nisur nga 1 janari 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …