Kryeministri Kurti është arsyetuar se emisarët evropianë e amerikanë i kanë kërkuar të mos e publikoj draftin

Duke ju përgjigjur kritikave të partive opozitare për mungesë të transparencës për negociatat në Bruksel dhe për asociacionin, kryeministri, Albin Kurti ka thënë se një gjë e tillë i është kërkuar nga faktori ndërkombëtare prandaj nuk e ka publikuar draftin e marrëveshjes për asociacion. “Emisarët evropian thanë mos me tregu datën, tash e me koordinim a pa koordinim se jam në hallë me ju. Ata më thanë që këtë draft që po ju jap juve mos e ndani me qytetarët. Unë e kam ndarë me president se ajo është shefja e shtetit. Unë jam në koordinim të vazhdueshme me evropianet e amerikanët, me iu treguar juve draftin i bije që jam pa koordinim. Veç me tregoni qysh po doni, me koordinim a pa koordinim. Ata kanë marr njoftime shumë më pak se sa sot ju ne seancë. Nuk ekziston asnjë informacion që iu është dhënë ambasadorëve e që iu tashmë nuk e dini. Ka shumë të tilla që ju i dini këtu e nuk i din ata” ka theksuar ems tjerash, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …