Kryeministri Kurti lavdëron Qeverinë e tij, duke ironizuar të gjitha qeveritë e kaluara, por pa paraqitur fakte

Në Mbledhjen e Këshillit të Vetëvendosjes, kryetari i  kësaj partie,  Albin Kurti,  tha se nga fillimi i mandatit të tij, buxheti është rritur për 35 për qind. Këta para nesh, pasuronin  individët, e tash i ka kap sikleti se pse pasurohet shteti. Me neve ndryshon buxheti i shtetit, dhe jo kontot e individëve, tha ndër tjera kryeministri Kurti, duke mos përmendur rastet kur një i preferuar i  një ministreje të tij merr nga buxheti i shtetit 7 mijë e pesëqind euro në muaj dhe sa e sa raste të tilla. Nuk ka folur pse u ndanë trefish më shumë buxhet  4 komunave  të vetme të i ka fituar partia e tij dhe lë anash e diskriminon 34 komuna të tjera. Mburret pse e ka lënë jashtë buxhetit Drenicën e Adem Jasharit. Krenohet se po  rritet buxheti duke u dhënë veteranëve nga 170 euro në muaj, madje bën kërkesë që numri  i luftëtarëve të lirisë, tani veteranë, të zvogëlohet për tri herë. Në fjalimin e tij, ai përmendi edhe liberalizimin e vizave. Qeveria jonë i plotëson edhe zotimet e rrejshme të qeverive të kaluara. Ne i plotësojmë zotimet tona, por edhe ato të mirat që mund të kenë pasur ata të këqijtë, thotë me arrogancë e përbuzje  gati histerike,  i pari i qeverisë, Albin Zaim Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence e ka vlerësuar lart procesin e regjistrimin të popullsisë në vendin tonë

Koordinatorja për Zhvillim e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence e ka vlerësuar lart …