Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Kryeministri Kurti, nuk e përjashton mundësinë që të ketë sulme të tjera të Serbisë kundër Kosovës

Kryeministri Albin  Kurti, nuk e përjashton  mundësinë që të ketë sulme të tjera të Serbisë kundër Kosovës. Në një intervistë për Sky News, ai ka thënë se Kosova duhet të jetë e përgatitur në mënyrë që agresionet e Serbisë të dështojnë përsëri. “Ata donin të fillonin një luftë të re sepse donin të destabilizonin Kosovën. Ky akt agresioni paraqet cenim të integritetit tonë territorial, sovranitetit shtetëror dhe sigurisë kombëtare.  Nuk mund të them me siguri, por qëllimet e tyre politike dhe mosnjohja e tyre e vendit tonë dhe mospërballja e tyre me krimet e kryera në të kaluarën nuk po ndryshojnë, kështu që mendoj se ne më mirë është të jemi të përgatitur për përpjekje të ngjashme në të ardhmen, të cilat duhet të tregojmë se do të dështojnë përsëri”, deklaroi kryeministri Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …