Albin Kurti

Kryeministri, Kurti, pranon ta përfaqësojë kosovën me fusnotë, në takim me Këshillin e Stabilizim-Asociimit mes BE-së e Kosovës

Kryeministri, Albin  Kurti ka pranuar ta  përfaqësojë Kosovën me fusnotë në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës në Bruksel. Ky është takimi i katërt që mbahet mes Kosovës dhe BE-së sa i përket progresit të MSA-së. Me kryeministrin Kurti në Bruksel po qëndrojnë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e zyrtarë të tjetre të lartë të Qeverisë. Këshilli i Stabilizim Asociimit është formuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në të analizohet zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët. Ajo është marrëveshja e parë kontraktuale dhe e vetmja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016 dhe e cila synon të mbështesë përpjekjet e vendit tonë për forcimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …