Kurti - Murati

Kryeministri Kurti, tha se nuk ndihet i rrezikuar, pavarësisht çka kishte deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ndihet i rrezikuar, mirëpo  janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. “Janë mekanizmat e shtetit që i bëjnë vlerësimet kur ngjajnë kërcënime nëpër rrjete sociale, të cilat unë nuk kam mundësi t’i ndjek”, tha Kurti në një konferencë për media në Prishtinë, pasi u pyet nga gazetarët se a ndihet i kërcënuar dhe nga kush. “As dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, shtoi ai. Mirëpo ishte vetë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë Radios Evropa e Lirë të mërkurën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar, por nuk ka dhënë më shumë detaje. Për këtë arsye, ka shtuar ai, si masë e kujdesit të shtuar është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …