Kryeministri Mustafa u takua me nënkryetaren e Parlamentit Evropian, Lunacek

Kryeministri Mustafa u takua me nënkryetaren e Parlamentit Evropian, Lunacek

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të qëndrimit të tij në Bruksel, u takua me deputeten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek. Në këtë takim u fol kryesisht për agjendën eurointegruese, liberalizimin e vizave dhe avancimin e mëtejshëm të proceseve në Kosovë. Kryeministri, gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, theksoi se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret dhe rekomandimet për liberalizimin e vizave. “Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, përveç të tjerave, do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve dhe qarkullim të shtuar ekonomik, veçanërisht pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”. Ndërkaq, eurodeputetja, Ulrike Lunacek përsëriti mbështetjen e saj për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …