Kryeministri në detyrë Isa Mustafa emërohen katër ministra të ri të Qeverisë së Kosovës

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa emërohen katër ministra të rinj të Qeverisë së Kosovës

Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa ka emëruar ministër të Financave, zëvendësministrin e deritashëm, Agim Krasniqi, ministre të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shefen e deritashme të stafit në kryeministri, Vlora Dumoshi, ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale ka emëruar zëvendësministrin e deritashëm, Safet Kamberi. Mustafa do të marrë vendim edhe për emërimin e ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritashëm, të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ministrat e ri do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …