Kryeministri Ramush Haradinaj: Në vitin 2019 duhet ta kemi statusin e kandidatit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Në vitin 2019 duhet ta kemi statusin e kandidatit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjes për Stabilizim Asociim, të arriturat e deritanishme dhe të gjeturat për vitin 2018. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se MSA është dokumenti kryesor në kuadër të raporteve të Kosovës me BE-në.

“Ne kemi identifikuar prioritetet kyçe për vitin 2018 për të arritur progres në kuadër të reformës evropiane. Prioritet kyç i kësaj Qeverie është agjenda evropiane. Dhe synim është që Kosova ta marrë statusin e kandidatit. Kemi ardhur deri tek një vendim që  në takimin, quhet këshilli raportues i MSA-së jo vetëm te shkojnë në raportim të të arriturave, por Kosova vet ta nxjerr ERE-n 2018 dhe më 2019 duhet ta kemi statusin e kandidatit. Brenda javës ne kishim mundur ta aprovojmë një dokument final tonin EREN 2018. Pse po veprojmë kështu sepse e vetmja mënyrë më zotëru një agjende është nëse buron vet. Kjo agjendë nuk është e një Ministrie apo veç e Qeverisë, por e të gjitha institucioneve. Qëllimi është që të dëshmojmë që i kemi marrë seriozisht punët”, tha ai.

 Edhe ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha  tha se qëllimi kryesor si shtet është që të dalin sa më mirë, me prioritetet  që synohet të aplikojmë për statusin e kandidatit deri në fund të vitit 2018. Në mbledhjen e Qeverisë është diskutuar edhe për problemin e qenve endacakë ku kryeministri Haradinaj tha se Qeverisë i duhet që të bëjë diqka në këtë drejtim pasi që komunat janë të paafta për t’u marrë me këtë problematikë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK-ja ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha partitë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar letrën e fundit të Kryeministrit …