Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka qëndruar për vizitë në pjesën veriore Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka qëndruar për vizitë në pjesën veriore Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka qëndruar  për vizitë në pjesën veriore  Kosovës. Ai ka hyrë në vendin tonë  nëpërmjet pikës kufitare në Jarinje, ndërkohë që ka vizituar Leposaviçin, Zubin Potokun dhe Mitrovicën veriore. Me rastin e hyrjes  në Zubin Potok ishin dëgjuar të shtëna automatikësh, ndërkohë që është folur dhe për një bombë të vënë në sallën ku do të mbante fjalim Vuçiq. Por, kryeministri serb ka deklaruar se bombat nuk e frikësojnë atë dhe se askush nuk mund ta ndalojë vizitën e tij në Kosovë dhe forcën e Serbisë. Aleksandër Vuçiq ka vizituar edhe minatorët serbë të “Trepçës”, me ç’rast ka thënë se në bisedimet me Prishtinën në Bruksel do të bëjë të qartë se Beogradi nuk do të lejojë që autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj nëpërmjet të cilit kombinati “Trepça” do të shndërrohej në ndërmarrje publike të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës. Ai ka shtuar se Serbia do ta ruajë “Trepçën”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …