Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndjehet krenar me të arriturat e shqiptarëve në Zvicër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndjehet krenar me të arriturat e shqiptarëve në Zvicër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është krenar me të arriturat e shqiptarëve në Zvicër. Ai ka shkruar se gjatë vizitës zyrtare të nivelit të lartë në Zvicër me Presidenten Doris Leuthard dhe Presidentin e Këshillit Kombëtar, Stahl, për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen e paçmuar të Zvicrës në financimin e reformave të qeverisë, si edhe nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme; njëra për rritjen e mëtejshme të arsimit profesional dhe tjetra për zhvillimin rajonal. Krenar për reputacionin e mirë të bashkëqytetarëve tanë në Zvicër, si edhe për imazhin e bukur që i kanë dhënë kombit tonë, shqiptarët fantastike të Kombëtares zvicerane të futbollit, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në adresën elektronike, facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …