Masakra e Lybeniqit

Përkujtohen masakrat e kryera nga Serbia në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

Sot përkujtohen masakrat e kryera nga Serbia në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës. Qytetarët ende e kujtojnë tmerrin që kanë përjetuar 18 vite më parë nga ushtria dhe policia e Serbisë. Ata përkujtojnë se në mes natës së 1 dhe 2 prill të vitit 1999, forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar në lagjen e parë të Gjakovës 60 shqiptar. Në këtë lagje janë vrarë dhe djegur për së gjalli fëmijë, burra dhe gra. Ndërkohë fushata vrastare e ushtrisë dhe policisë së Serbisë po realizohej edhe në fshatin Lybeiq të Pejës. Që në orët e hershme të mëngjesit të 1 prillit të vitit 1999, formacionet ushtarake, paraushtarake dhe policore kishin shtënë nën rrethim të hekurt fshatin Lybeniq dhe vranë e masakruan shumë banor të këtij fshati.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …