Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nderuar në Francë nga kryetari i këtij shteti François Hollande me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Titulli i është dhënë kreut të ekzekutivit të Shqipërisë nga kryetari i Francës. Këtë medale të nderit e ka publikuar vetë Rama, ku është shprehur i nderuar nga shteti i Francës “I prekur thellë nga nderimi i Presidentit të Republikës Franceze, që më akordoi titullin e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit! Ky është një titull që i’a kushtoj Shqipërisë; gruas, nënës, fëmijëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e mbështetësve, të njohur e të panjohur, brenda a jashtë vendit. Vetëm besimi e mbështetja e tyre, më kanë mundësuar të bëj çfarë kam mundur, në gjithë këto vite përpjekjesh të pandërprera për të ndryshuar Tiranën, bërë Shqipërinë shtet me dinjitet dhe përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ligji për Fondin Sovran ende në kushtetuese, ekonomistët skeptikë për zbatimin e tij
Ligji për Fondin Sovran të Kosovës, i miratuar në Kuvendin e Kosovës më 15 dhjetor …