Edi Rama

Kryeministri shqiptar: Zyrat e shtetit, do të jenë të njerëzve të zakonshëm

Kryeministri Edi Rama u ndal të mërkurën në Vlorë për të vijuar turin e tij të dëgjesës me qytetarët nga ku ritheksoi se zyrat e shtetit në mandatin e tij të ri qeverisës do të jenë të njerëzve të zakonshëm. Rama tha në fjalën e tij se shumica e shqetësimeve të ngritura nga qytetarë lidhen me pronën e janë të trashëguara që në ditën e parë të ndryshimit të sistemit, që krijoi në Shqipëri 8 mijë konflikte me pasojë vrasjen, plagosjen apo dëmtimin fizik pa llogaritur konfliktet gjyqësore. “Ajo që është ende një sfidë e madhe e që sjell gjithë këto konflikte është mungesa e një bazë të qëndrueshme të dhënash për të gjithë territorin. Po po punohet për ngritjen e saj, megjithëse ka ende shumë punë”, deklaroi Rama. Ai duke u ndalur në çështjen e legalizimeve, një tjetër problematikë e ngritur nga banorët tha se ka shumë ndërtime jashtë kritereve që nuk do të mund të legalizohen. “Një pjesë e madhe e problematikave lidhen me ALUIZNI-n. Bëhet fjalë për një numër të madh ndërtimesh jashtë kritereve që nuk mund të legalizohen, si rastet e ndërtimeve mbi ujësjellës. kanale kulluese, rrugë apo monumente kulture”, u shpreh kryeministri. Gjithashtu premtoi se do të punohet për t’i dhënë çdo zyre një dinjitet të merituar nga njerëzit që paguajnë taksat. Po ashtu, ai foli edhe për platformën e bashkëqeverisjes, e cila sipas tij, bën të mundur që çdo problem të ngrihet dhe të trajtohet në kohë reale. “Ne nuk kemi luftë me partitë e opozitës. S’kemi kohë të humbasim me ta. Detyra jonë është të largojmë nga zyrat e shtetit çdo zyrtar parazit dhe grabitqar që paguhet nga taksapaguesit”, theksoi ai. Sipas tij, kjo luftë fitohet vetëm nëse çdo qytetari i jepet akses”në bashkëqeverisje. “Mbrapa ekranit të platformës për bashkëqeverisje me qytetarët qëndron një ushtri e tërë njerëzish që do të merren me trajtimin dhe verifikimin e çdo çështje të ngritur. Kur vërtetohet që zyrtari ka shkelur detyrën, ose nuk e ka kryer atë, ai do të lerë zyrën e do të shkoj në burg”, deklaroi Rama. Kryeministri siguroi qytetarët se nuk do të lihet qeveria e re të shkëputet nga populli që i dha votën

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj ka propozuar që Kuvendi të miratojë rezolutën e OKB-së lidhur me përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka njoftuar se sot në Kryesi ka propozuar …