Sot është mbajtur provimi pranues për studentët e rinj në Universitetin e Prishtinës“Hasan Prishtina”

Sot është mbajtur provimi pranues për studentët e rinj në Universitetin e Prishtinës“Hasan Prishtina”

Sot ka filluar provimi pranues në pjesën dërmuese të Njësive Akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Rektori i UP-së, Marjan Dema me disa prorektorë vizituan Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Arteve të Bukura, Fakultetin Filologjik dhe Filozofik. Sipas një komunikate për media nga Universiteti i Prishtinës thuhet se në të gjitha Njësitë Akademike të vizituara, procesi i mbarëvajtjes së provimit pranues ka shkuar pa asnjë incident dhe se gjithçka ka qenë në rregull. Provimi pranues do të vazhdojë të organizohet edhe në orët e pasdites, nesër dhe pasnesër. Ndërsa, rezultatet pritet të dalin pas një jave.

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 …