Brickos

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës Zvicerane, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Siç njofton Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate, Lumezi ka njoftuar Ambasadorin Lebet me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në ndjekjen dhe luftimin e veprave të ndryshme penale, si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e sundimit të ligjit. Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori zviceran kanë biseduar edhe për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë zvicerane. Të dy bashkëbiseduesit e kanë çmuar bashkëpunimin e deritashëm si dhe rëndësinë e thëllimit të tij edhe në të ardhmen. Në fund, Kryeprokurori Lumezi ka vlerësuar lartë mbështetjen e Zvicrës dhënë konsolidimit të institucioneve të drejtësisë, me ç’rast ka falënderuar Ambasadorin Lebet për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që ai dhe shteti zviceran vazhdojnë ta japin për sistemin prokurorial të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …