leoni

Blerim Isufaj zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Speciale nga Këshilli Proklurorial i Kosovës

Kryeprokurori Isufaj ka thënë se deklaratat e kryeministrit Kurti dhe ministres Haxhiu janë ndërhyrje në punët e Prokurorisë

Kryeprokurori Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti dhe ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë kundër policicë, janë ndërhyrje në punët e Prokurorisë. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se mund ta ndihmoj dikë që punon por jo edhe atë që nuk punon, kryeprokurori, Blerim Isufaj ka thënë se i respekton por nuk i komenton deklaratat e udhëheqësve shtetëror dhe ka theksuar  se i respekton dhe ju bindet vetëm vendimeve të Këshillit Prokurorial. “Prokuroria Speciale si institucion i pavarur për hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve dhe veprave penale të parapara me Kodin Penal dhe Ligjin për Prokurorinë Speciale, ushtron funksionin prokurorial në mënyrë të pavarur dhe konform dispozitave ligjore në fuqi. Lidhur me pyetjet tuaja rreth rastit lidhur me sulmin terrorist të 24 Shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, ju njoftoj se është duke u trajtuar me seriozitetin e duhur dhe në momentin kur përfundojnë hetimet, vendosim për ecurinë e mëtejmë të rastit, sepse në këtë fazë të hetimeve, nuk mund të ndajë me publikun asnjë informacion rreth rastit, përfshirë këtu përgjigjet e pyetjeve të parashtruara”, ka thënë për Ekspres, kryeprokurori, Blerim Isufaj.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …