Kuvendi i Kosoves

Kryesia e Kuvendit, ka vendosur që seanca e radhës të vazhdojë të hënën, më 23 korrik 2018

Pas ndërprerjes së seancës së sotme plenare, Kryesia e Kuvendit, ka vendosur që seanca e radhës të vazhdojë të hënën, më 23 korrik, në orën 11:00. Me kërkesë të Grupit Parlamentar të PSD-së, pikë e re e rendit të ditës do të jetë debati parlamentar lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse ditë më parë Shefi i GP-së së PSD-së, Dardan Sejdiu ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme që kishte të bëjë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, gjithashtu synimin që presidenti Thaçi mos të jetë në krye të bisedimeve. Për këtë, edhe nënkryetari Visar Ymeri, kishte pritur mbështetje nga LDK-ja dhe Vetëvendosja. Deputetja Albulena Haxhiu nga ka thënë se nuk i kanë të qarta kërkesat e PSD-së për të mbajtur seancë, në anën tjetër nga LDK-ja, nuk kanë kthyer përgjigje.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …