Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mbledhjen e radhës e mbanë më 26 shtator

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mbledhjen e radhës pritet ta mbajë më 26 shtator. Kështu është bërë me dije nëpërmjet një njoftimi për medie të premten nga Zyra për Informim e Kuvendit. Në këtë mbledhje, Kryesia e Kuvendit do të diskutojë për nëntë pika të rendit të ditës. Pika pesë dhe gjashtë kanë të bëjnë me paraqitjen e kryeministrit në dy interpelanca, ku me kërkesë të deputetëve të opozitës, ai është thirrur për të raportuar para Kuvendit për kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës dhe për situatën aktuale politike në pjesën veriore. Interpelanca e kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, e mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës. Interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit, Ismajl Kurteshi, e mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …