Sot në Vjenë mbahet samiti për migrim

Kosova nuk është ftuar të Vjenë për të qenë pjesë e takimit të Liderët e vendeve përgjatë rrugës ballkanike të migrimit

Sot në Vjenë, takohen për të biseduar të gjithë liderët e vendeve përgjatë rrugës ballkanike, por nuk janë ftuar përfaqësues nga Kosova. Ata do të diskutojnë mënyrat për mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Në këtë takim janë ftuar kryeministri grek, Alexis Cipras, kancelarja gjermane, Angela Merkel, pasi vendet e tyre paraqesin pikën e hyrjes dhe të destinimit të migrantëve dhe refugjatëve, raporton agjencia DPA nga Vjena. Kancelari i Austrisë, Kristian Kern, thotë se samiti parashihet të ndihmoj në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. “Samiti ka për qëllim që të jetë hap në drejtim të duhur dhe të ndihmoj në krijimin e presionit për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për këto çështje”, tha Kern. Në takimin e fundit të këtillë në Vjenë në muajin shkurt, liderët e vendeve të Ballkanit dhe Austria, patën vendosur ta mbyllin rrugën ballkanike. Pos Austrisë, Gjermanisë, Greqisë, në këtë samit marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Turqisë, Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë dhe Hungarisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …