Kryesia e Kuvendit të Kosovës takohet sot në orën 11:00, me qëllim për të shqyrtuar pikat e rendit të ditës për seancën e ardhshme. Seanca e fundit e Kuvendit është mbajtur më 17 nëntor, ku në mes përplasjesh e tensionesh të shumta dhe pa opozitën, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar në parim projekt-ligjin për buxhetin e vitit 2016. Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria e Kosovës, ishte ndërprerë ende pa filluar, pasi që deputetët opozitar kishin hedhur sërish gaz lotsjellës në sallë. Partitë opozitare po kundërshtojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit
Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
