Kryesuesi i OSBE-së, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani, bëri vizitën e tij të parë në terren në cilësi të Kryesuesit të Organizatës

Kryesuesi i OSBE-së, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani, bëri vizitën e tij të parë në terren në cilësi të Kryesuesit të Organizatës

Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, bëri vizitën e tij të parë në misionin në terren në cilësi të Kryesuesit të OSBE-së. Ai së bashku me ministrin e Brendshëm Oliver Spasovki dhe shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Wahl, vizituan qendrën policore në Gjorçe Petrov në Shkup, ku biseduan me pjesëmarrësit e trajnimeve në kuadër të programeve të Misionit të OSBE-së. Ata gjithashtu morën pjesë në një stërvitje demonstruese nga Njësia Speciale Antiterroriste – Tigrat dhe Njësia K9 pranë MPB-së. Osmani, Spasovski dhe Wahl pas ngjarjes dhanë deklaratë të përbashkët për media. Ministri Osmani theksoi se ka disa arsye pse kryesimin e fillojnë, pas Kievit, me një vizitë në misionin në terren në Shkup. “Së pari, për shkak se misionet në terren janë në fokusin e kryesimit tonë si vendi me misionin më të vjetër të OSBE-së. Më së mirë e dimë se çka nënkupton OSBE në terren dhe besojmë se kemi kredibilitetin për të përdorur atë rol dhe funksion të OSBE-së në terren në të gjithë rajonin e OSBE-së. Shkaku i dytë është se pikërisht misioni në Shkup është më i vjetri, pra misioni i parë në terren i hapur i OSBE-së, në vitin 1992, 30 vjet më parë”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Bayer: Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovës

Gjermania ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri dhe ka kërkuar që kriminelët të sillen para drejtësisë

Gjermania ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri dhe ka kërkuar që …