leoni

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë dënoi ashpër sulmet kundër Kuranit, duke i quajtur ato manifestime të racizmit antiislam, transmeton Agjencia Anadolu. Në një deklaratë pas një takimi tre-orësh të Këshillit nën kryesimin e presidentit Rexhep Tajip Erdoğan në kryeqytetin Ankara, thuhet: “U dënuan ashpër sulmet e tmerrshme, të cilat janë një manifestim i racizmit antiislam dhe shënjestrojnë vlerat e shenjta të miliarda njerëzve”. Deklarata erdhi pasi Edwin Wagensveld, një politikan holandez i ekstremit të djathtë dhe udhëheqës i grupit islamofobik Pegida, të dielën grisi faqet nga një kopje e Kuranit në Hagë, ndërsa më pas dogji faqet e grisura. Akti i tij zgjoi një protestë përpara ambasadës turke në Stokholm të shtunën, ku po ashtu u dogj e një kopje të Kuranit nën mbrojtjen e policisë dhe lejen e qeverisë suedeze. Ata që inkurajojnë dhe mbrojnë veprimet që “minojnë vlerat si liria e fesë, ndërgjegjes dhe mendimit, janë partnerë në krimin e urrejtjes”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë dënoi ashpër sulmet kundër Kuranit, duke i quajtur ato manifestime të racizmit anti-islam

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë dënoi ashpër sulmet kundër Kuranit, duke i quajtur ato manifestime të racizmit antiislam, transmeton Agjencia Anadolu. Në një deklaratë pas një takimi tre-orësh të Këshillit nën kryesimin e presidentit Rexhep Tajip Erdoğan në kryeqytetin Ankara, thuhet: “U dënuan ashpër sulmet e tmerrshme, të cilat janë një manifestim i racizmit antiislam dhe shënjestrojnë vlerat e shenjta të miliarda njerëzve”. Deklarata erdhi pasi Edwin Wagensveld, një politikan holandez i ekstremit të djathtë dhe udhëheqës i grupit islamofobik Pegida, të dielën grisi faqet nga një kopje e Kuranit në Hagë, ndërsa më pas dogji faqet e grisura. Akti i tij zgjoi  një protestë përpara ambasadës turke në Stokholm të shtunën, ku po ashtu u dogj e një kopje të Kuranit nën mbrojtjen e policisë dhe lejen e qeverisë suedeze. Ata që inkurajojnë dhe mbrojnë veprimet që “minojnë vlerat si liria e fesë, ndërgjegjes dhe mendimit, janë partnerë në krimin e urrejtjes”, thuhet  në deklaratën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët çekë dhe moldavë simulojnë sulm të jashtëm në Kosovë

Ushtarët çekë dhe moldavë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe zhvilluan një stërvitje intensive në bazën …