Kryetar Jashari ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar heroit Shaban Polluzha

Në 75 vjetorin e rënies së heroit të kombit, Shaban Polluzha, Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, morën pjesë në Akademinë përkujtimore të organizuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Kryetari Jashari ka thënë se kontributi i heroit Shaban Polluzha në kryengritjet kundër pushtuesit serb është pjesë e rëndësishme e historisë sonë për çlirim e shtet- ndërtim. Në nderim të jetës e veprës së tyre, së bashku me Kryetarin Lladrovci do të ngrisim shtatoret e heronjve Shaban Polluzhës e Asllan Fazliut, në dy vende meritore të Drenasit, pa shpenzuar mjete të taksapaguesve.

Lavdi heronjve të rënë për Liri e Pavarësi! Ka thënën kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Agnesa Dauti fituese e Garave rajonale të recituesve të “Flakadanit të Karadakut 2026”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2026”, sot janë mbajtur garat rajonale të …