Kryetarët e partive të opozitës së bashkuar kundërshtojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e kryetarit të Shtetit

Kryetarët e partive të opozitës së bashkuar, duke qëndruar pranë tendave në sheshet e kryeqytetit, edhe njëherë kanë shprehur kundërshtimin e tyre për Qeverinë e vendit dhe zgjedhjen e Hashim Thaçit  në postin e kryetarit të Shtetit. Ndonëse një protestë gjithëpopullore ishte paralajmëruar për 27 shkurt nga opozita, fokusi për mobilizimin e qytetarëve kaloi te një datë e re proteste, nesër më 26 shkurt. Ky vendim u mor pasi Kryesia e Kuvendit njoftoi në këtë datë se Kuvendi do të votojë për kryetarin e ri të vendit. Krerët e opozitës, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga NISMA për Kosovën, bënë thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës të së premtes në orën 10:00, pasi sipas tyre, duhet të jenë aty në ora 11:00, kur është paraparë që të mbahet një seancë e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur kryetari e ri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Policia e Serbisë ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër ushtrisë serbe, në vitin 1999 në Koshare

Policia bastis pronën e Arsenijeviq në Zveçan – gjenden armë e municione, politikani serb jashtë vendit

Një pronë e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, në fshatin Vallaq të Zveçanit, ishte cak i …