leoni

Ymeri: Kombëtarja na bëri të ndihemi të barabartë me kombet e tjera

Visar Ymeri: Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka marrë një vendim skandaloz

Visar Ymeri deklaroi se Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës e ka marrë një vendim skandaloz përmes të cilit po dëshiron t’ia mundësojë Hashim Thaçit që ta bëj puqin institucional, në mënyrë që kapjen e shtetit ta zgjerojë dhe ta thellojë deri në presidencë, si institucioni më i lartë shtetëror. Në lidhje me zgjedhjen e Thaçit president, Ymeri tha se kjo zgjedhje mundësohet nga votat e deputetëve të Listës Serbe. Sipas tij, me Thaçin në krye të vendit do ta kemi një njeri që do të jetë i kushtëzuar nga vullneti politik nga kryeministri i Serbisë. Ai tha se deputetë që dje i blinin votat e qytetarëve të varfër për t’u bërë deputetë, sot e kanë shitur votën e tyre për t’ia mundësuar Hashim Thaçit që të bëhet kryetar.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …