Kryetari, Agim Aliu me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së, në Ferizaj

Kryetari, Agim Aliu me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe të Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së, në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtorë të drejtorive komunale, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së, në Ferizaj në përkujtim të ditës së rënies së lavdishme të dëshmorëve të kombit, Njazi Bajraktari dhe Faton Vehbiu. Me këtë rast, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u shpreh se gjaku i dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës është guri i themelit dhe udhërrëfyesi i shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Duke nderuar dëshmorët, nderojmë sakrificën e popullit tonë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Babai i dëshmorit  Njazi Bajraktari dhe vëllai i dëshmorit Faton Vehbiu, thanë se ndihen krenarë për djemtë që ia falën atdheut.“Është dhimbje por edhe krenari, unë i falënderoj pjesëmarrësit që bëjnë homazhe dhe që i respektojnë dëshmorët, djali im ka qenë 18 vjeçar, ai ka shkuar në luftë bile me pushkë të babagjyshit, është dhimbje për familjen, por edhe krenari, pasi atë çka e kanë menduar ata është arrit dhe shpresoj që edhe ta ruajmë” tha Sylejman Bajraktari.    “Mërzi nga pak por edhe krenari, unë vëlla e kam dhe gjithmonë thoshte që jetën ka me dhanë për Kosovë dhe gjithmonë e ka pasur atë bindje”, tha vëllai i Fatonit, Mejdi Vehbiu.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ferizajt Gafurr Bytyqi, tha se në këtë ditë krenarinë e familjeve të dëshmorëve e forcon fakti që kosovarët jetojnë lirshëm, për çka edhe u flijuan gjithë dëshmorët.“Ashtu siç bëmë homazhe dje e pardje dhe që 20 vite për 2 mijë e 200 dëshmorë edhe sot bëmë homazhe, përkujtuam rënien  në altarin e lirisë të Njazi Bajraktarit dhe Faton Vehbiut, dy dëshmorët e Komunës së Ferizajt, atëherë kur Kosova zmbrapsej nga forcat serbe dhe paramilitarët e tyre në pritë të këtyre forcave u dolën djemtë e ri si Njaziu e Fatoni dhe për pasojë këta ranë në altarin e lirisë dhe neve na mbetët të jetojmë pjesën tjetër të jetës me krenari që patëm kësi djem e kësi vajza”,tha Bytyqi.Homazhet për dëshmorët Njazi Bajraktari dhe Faton Vehbiu përfunduan me vendosjen e kurorave të luleve tek guri i varrit të tyre dhe përkuljen e qindra pjesëmarrësve tek lapidari i Dëshmorëve të Kombit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.(KosovaPress)

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …