Kryetari Aliu  ka vizituar Kampin “Bondsteel” ku ka takuar shtetasit afganë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu  ka bërë një vizitë të veçantë, e të përzemërt në Kampin “Bondsteel” ku ka takuar shtetasit afganë.

Drejtuesit e mbikëqyrësit e kampit, kishin organizuar lojëra të ndryshme, ekspozitë pikturash e muzikë, bashkë me aktivistë nga “Mural Fest”, ku u shpalos talenti artistik i afganëve të të gjitha moshave në këtë kamp.

Kryetari Aliu ka bërë të qartë gjithashtu, se jemi gati, të bashkëveprojmë, si në aktivitete kulture, ashtu edhe për sesione arsimore e çfarëdo nevoje që ka ky komunitet, për të cilat jemi vullnetplotë, me gjithë kapacitetin tonë, të japim kontributin tonë, ka thënë me këtë rast kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e Dytë të Rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit, z. Fatmir Iska, u zhvillua seanca e muajit shkurt, …