Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të tija të rregullta ditore të premtën e priti në zyrën e tij, bashkëpartiakun z. Zenun Pajaziti i cili në zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit është kandidat për Deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Aliu në postimin e tij në facebook ka shkruar:
“Kënaqësi e veçantë të mirëpres, mikun tim, Zenun Pajaziti, i cili me përvojën e tij institucionale, duke qenë në pozita të rëndësishme vendimmarrëse dhe zë gjithmonë aktiv për mbrojtjen e interesit të qytetarëve, paraqet vlerë të çmuar të vendimmarrjes politike”.
Aliu takon edhe Gjeneralin e UÇK-së, Hisen Berisha
Kryetari Aliu ka pritur në takim edhe Deputetin Hisen Berisha i cili synon mandatin e ri të Deputetit nga radhët e PDK-së.
Aliu në postimin e tij ka shkruar”
Një emër që paraqet historinë më krenare, lavdinë e luftës sonë çlirimtare, shtigjeve sakrificëplota për liri. Gjithmonë kënaqësi, të takoj Gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjeneralin e lavdisë në Betejën e Koshares, mikun tim Hisen Berisha i cili me angazhimin e tij publik e politik, paraqet një vlerë të jashtëzakonshme të vendimmarrjes politike.