Kryetari Aliu në zyrën e tij ka pritur bashkëshorten e Hyzri Rekaj, znj. Zhaklina

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, në zyrën e tij ka pritur bashkëshorten e Hyzri Rekaj, znj. Zhaklina, vëllain e Hyzriut, profesorin z. Shabi Rekaj, sekretarin e LSHAK Shqiptare, z. Pal Sokoli dhe veprimtarin z. Martin Çuni, ku në emër të Komunës së Ferizajt, i ka nda mirënjohjen pas vdekjes për kontributin e Hyzri Rekajt për lirinë e Kosovës. Gjithashtu nga z. Pal Sokoli kryetari Aliu ka pranuar dhuratë veprën e tij monografike “Zef Sokoli” kurse nga profesori Rekaj ka pranuar dhuratë veprat monografike “Fanarët e Düsseldorfit në Gjermani” dhe monografinë “Hyzri Rekaj”.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …