Kryetari Aliu vizitoi familjen Mustafa e cila pësoi dëme të mëdha në shtëpi dhe punëtori nga zjarri

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me nënkryetarin Lulzim Aliu, drejtorin e shërbimeve publike, Alberton Sahiti dhe drejtorin e infrastrukturës, Meriton Hajdini, vizituan paraditen e sotme, familjen Mustafa në lagjen “Toska” të fshatit Komogllavë, ku mbrëmë ra zjarri duke i shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në shtëpinë familjare dhe punëtorinë e tyre.

Me këtë rast, Kryetari Aliu u zotua se Komuna me të gjitha mundësitë e saj, do të mbështesë familjen Mustafa në këtë rast të fatkeqësisë nga zjarri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …