Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në ditën e tij të parë si president i shtetit ka nënshkruar 3 urdhëra ekzekutiv që prekin vendimet e ish-kryetarit, Donald Trump. Biden ka marrë vendim që t’i japë fund ndërtimit të murit kufitar me Meksikën, t’i japë fund ndalimit të udhëtimit nga disa vende me shumicë myslimane dhe të bashkohet me Marrëveshjen e Parisit për klimën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ndihmësit thanë se Presidenti Biden do të ndërmarrë dhjetëra veprime të tjera ekzekutive në 10 ditët e ardhshme, ndërsa ai kërkon të ndryshojë drejtimin e vendit pa pritur miratimin e Kongresit. Ndër të tjera vendime të Biden që pritet të nënshkruhen në orët e para të tij si kryetar i SHBA-ve janë gjithashtu edhe anulimi i miratimit të tubacionit të naftës Keystone dhe anulimi i raportit të Komisionit 1776 për të promovuar arsimin patriotik.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi
Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …