Kryetari Asllanaj në zyrën e tij ka takuar mbi 20 qytetarë

Të enjteve është dita kur kryetari i Komunës së Suharekës z. Sali Asllanaj, takon qytetarët që janë të interesuar të parashtrojnë kërkesat dhe hallet e tyre para të parit të Komunës. Edhe këtë të enjte para derës së kryetari erdhën shumë qytetarë të cilët kanë biseduar me te dhe secili ka marrë përgjigje në kërkesat e tyre. Takimet me qytetarë kryetari Asllanaj do të vazhdojë ti mbaj edhe në të ardhmen sepse kjo është mënyra më e mirë për të qenë më afër qytetarit dhe për të dëshmuar se para kryetarit të gjithë qytetarët janë të njëjtë, pa marrë parasysh nga vijnë ata dhe çfarë orientimi partiak kanë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …