U mbajt takimi i rregullt javor i sigurisë lokale në Suhareke

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, ka bërë të ditur në takimin e rregullt të sigurisë lokale se ka filluar të aplikohet Ligji i ri për rregullat në komunikacionin rrugor dhe tha se ditën e parë janë shqiptuar 22 gjoba në trafik. Ai gjithashtu ka njoftuar edhe për ligjëratat që po mbahen nëpër shkollat fillore në kuadër të Aksionit “Shtatori muaji i sigurisë”, ndërsa për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javës që shkoi ka thënë se ka pasur 1 aksident në trafik, 2 vjedhje të raportuara, 1 kanosje, 1 hyrje në sistemin kompjuterik, 1 mbajtje të armës gjatë hyrjes në institucione dhe 5 persona janë ndaluar. Ndërsa për punët dhe angazhimet e komunës gjatë javës ka bërë të ditur, z.Rexhep Kuçi nënkryetar i cili në mes tjerash ka fol edhe për angazhimet e drejtorisë komunale për Shërbime Publike në realizimin e të gjitha projekteve të parapara për vitin 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …