Kryetari Bahtiri bisedoj me qytetarët e Rashanit dhe të Rekës

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar të shtunën fshatin Rashan të Shalës së Bajgorës, me ftesën e qytetarëve të tij. Banorët e Rashanit kishin ftuar kryetarin Bahtiri për ta vizituar fshatin e tyre me qëllim që për së afërmi të njoftohet me gjendjen në fshat dhe problemet me të cilat ata po ballafaqohen.

Rashanasit i thanë kryetarit Bahtiri se meremetimi i rrugës kryesore, asfalti i së cilës është dëmtuar shumë dhe rregullimi i rrugëve përbrenda fshatit që lidhin lagjet me rrugën kryesore, janë prioritet. Ata po ashtu kërkuan ndihmë edhe për rregullimin e ujësjellësit, kanalizimit etj.

Kryetari Bahtiri,  pasi tha se mirëkupton shqetësimet dhe kërkesat e banorëve të Rashanit, foli për punën që ai dhe kabineti i tij, por edhe e tërë administrata komunale po bënë për të përmirësua jetën e qytetarëve.

Ai premtoi ndihmë  për zgjidhjen e problemeve të Rashanasve, duke shtuar se kjo do të bëhet së shpejti dhe gradualisht. “Më duhet të them se probleme të tilla kanë edhe banorët tjerë të lagjeve e fshatrave, andaj ne po punojmë me plan që të përmbushim kërkesat e qytetarëve, por duke pas njëfarë rendi e prioriteti”.

Kryetari Bahtiri, ka inspektuar edhe punimet për rregullimin e rrugës në fshatin Rekë, ku njëkohësisht ka shpërnda edhe kontejnerët për rreth 200 familjet e atyshme.

Para qytetarëve të këtij fshati, kryetari Bahtiri tha se ai dhe bashkëpunëtorët e tij që nga fillimi kanë qenë dhe janë në shërbim të qytetarëve.

“Do të jemi vazhdimisht afër qytetarëve, për të ndihmuar ata që të zgjedhin problemet e tyre. Edhe kjo punë që sot po bëhet në rrugën tuaj e vërteton atë që thash. Por, sot kemi bërë edhe një punë shumë të mirë këtu. Kontejnerët që ua shpërndamë falas, do të kontribuojnë që ju tani e tutje të mbani ambientin më të pastër, e sidomos lumin që është një pasuri e madhe”, ju tha banorëve të Rekës, kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …