Takohen kryetari Bahtiri dhe nënkryetari Nura

Në vazhdën e takimeve të shumta që kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, i  ka pas me përfaqësuesit e komunave fqinje, Skenderaj dhe Vushtrri, është edhe takimi i fundit që ky pati me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Kryetari Bahtiri dhe nënkryetari Nura, gjatë këtij takimi biseduan për projektet që janë me interes për të dyja komunat, pastaj për konsolidimin e Ujësjellësit Rajonal, si dhe për disa çështje të tjera me interes të përbashkët  për të dyja komunat dhe qytetarët e tyre.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që raportet e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin e suksesshëm të deritashëm, t’i çojnë akoma përpara dhe që ato të përhapen edhe në fusha të tjera, të cilat deri tash nuk kanë qenë të përfshira.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …