Kryetari Bahtiri kërkon riatdhesimin e eshtrave të atdhetarit Rexhep Mitrovica  

Pas këmbëngulësisë për t’i rivarrosur eshtrat e Heroit Isa Boletini, në vendlindjen e tij në Boletin, e jo në Vlorë, gjë që edhe e arriti, kryetari  Komunësb së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka nis një betejë tjetër humane e që ka të bëjë me riatdhesimin e eshtrave të atdhetarit e intelektualit të madh nga Mitrovica, Rexhep Mitrovica, të cilët aktualisht pushojnë në varrezat e Stambollit.

Për të realizuar këtë qëllim, për të cilin e ka mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të Mitrovicës, kryetari Bahtiri tashmë ju ka dërguar letër ditë më parë Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, me qëllim që të ndihmojnë në këtë drejtim.

Në letrën dërguar në adresat e lartpërmendura, kryetari Bahtiri ka shkruar se Komuna e Mitrovicës, synon që me rastin e 50 vjetorit të vdekjes të ish kryeministrit të Shqipërisë, Rexhep Mitrovica (1887-1967), ti kthej eshtrat e tij nga Stambolli në vendlindjen e tij në Mitrovicë, për rivarrim.

“Kërkojmë nga Ju që të shfrytëzoni autoritetin tuaj dhe të kontribuoni tek autoritetet e Republikës së Turqisë, që të bëjnë të mundur realizimin e kërkesës të Komunës së Mitrovicës për t’i kthyer eshtrat e këtij patrioti në vendlindje”, thuhet tutje në letër.

Përveç tjerash, me këtë letër kryetari Bahtiri, kërkon këto personalitete që të japin edhe kontributin e tyre material për mbulimin e shpenzimeve të  rivarrimit.

Lidhur me këtë nismë Kryetari Bahtiri thotë se është  humane dhe shumë e qëlluar, por gjithsesi e vonuar.

Ai e vlerëson lartë Rexhep Mitrovicën, duke thënë se është një tjetër figurë e madhe e Mitrovicës, kontributi i madh i të cilit për çështjen kombëtare është jashtëzakonisht i madh.

“Është shumë humane dhe e natyrshme që eshtrat e tij të prehen këtu në vendlindje dhe që qytetarët e komunës së Mitrovicës dhe të tjerët të frymëzohen nga veprimtaria e tij atdhetare e intelektuale.  Nëse përpara, në ish sistemin dhe në kohën kur Kosova ishte nënë okupimi, ka pas pengesa për këtë, tani nuk ka asnjë pengesë që eshtrat e patriotit të madh Rexhep Mitrovica, të kthehen në vendlindjen e tij.

Besoj se edhe kjo nismë do të përfundoj me sukses”, thotë kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …