Kryetari Bahtiri mbështet talentet e rinj të Mitrovicës

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim talentet nga fusha e artit figurativ, Sabrije Igrishta dhe Florent Sahiti të cilët kanë qëndruar për një jave në qytetin e Stambollit, ku i kanë prezantuar punimet e tyre artistike.

Florent Sahiti, Sabrije Igrishta dhe Erjon Zeqiri të cilët kishin dalë fitues në nivel komunal, në garë e cila i kushtohet krijuesve të rinj artistik nga Mitrovica, falë punës dhe talentit të tyre kanë arritur që punimet e tyre ti paraqesin edhe në qytetin e Stambollit. Ata gjatë takimit me kryetarin Bahtiri  folën për përshtypjen e tyre gjatë qëndrimit një javor në Turqi dhe tematikës së punimeve të tyre, që kryesisht kanë të bëjnë më natyrën, jetën, diturinë tek të rinjtë.

Sabrije Igrishta nxënëse nga shkolla fillore “Shaban Idrizi” dhe Florent Sahiti nga shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” kanë arritur ti impresionojnë të gjithë me veprat e tyre artistike.

Kryetari Bahtiri  ka përgëzuar dy talentet e rijnë të  artit,  duke i mbështetur fuqishëm për të vazhduar  me suksese  të mëtutjeshme, prandaj komuna jonë do të angazhohet edhe në të ardhmen që të investojmë në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja dhe përgatitjen e talenteve, sepse të rinjtë janë ambasadorët më të mirë të një vendi.

”Komuna e Mitrovicës dhe institucionet e pushtetit lokal janë gjithmonë të gatshme për të mbështetur talentet e rinj, jo vetëm nga fusha e artit por edhe nga fushat tjera dhe në sport, sepse  dihet mirëfilli se investimi në fëmijë, do të thotë investim për të ardhmen e  vendit”, tha kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …