Kryetari Bahtiri takoi përfaqësuesit e Federatës së Boksit të Kosovës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, se bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Tafil Peci, kanë takuar përfaqësuesit e Federatës së Boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci sekretar i përgjithshëm, Xhevdet Peci sekretar i reprezentacionit, Latif Demolli sekretar teknik dhe Sylejman Voca anëtar i bordit.

Në këtë takim u bisedua për turneun ndërkombëtar të boksit, kushtuar trajnerit tonë  të madh, të ndjerit “Lah Nimani”. Turniri “Lah Nimani” është turne i kalendarit të garave ndërkombëtare AIBA dhe ekziston mundësia  që këtë vit qyteti i Mitrovicës të jetë nikoqire e këtij turniri.

Mehmet  Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës ka thënë se ky turne është ndër turnetë më të mëdha në rajon, sigurisht edhe në Evropë. Bogujevci po ashtu shtoi që ky turnir i përmasave kaq të mëdha kërkon edhe mbështetje financiare sepse kjo garë është e përmasave ndërkombëtare dhe mundësi e mirë për boksierët tanë të rinj.

Kryetari Bahtiri fillimisht falënderoi përfaqësuesit e Federatës së Boksit për këtë vizitë dhe për punën e tyre. “Ne si komunë e Mitrovicës po bëjmë përpjekje që të punojmë në afirmimin e sporti  dhe zhvillimit të tij ,duke mbështetur shumë klube sportive përkundër mundësive të vogla buxhetore” shtoi në fund Bahtiri .

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …