Luan Haradinaj

Në përvjetorin e rënies përkujtohet Heroi i Kosovës Luan Haradinaj

 

Sot  në Gllogjan të Deçanit me homazhe u  nderuan, heroi i kombit Luan Hilmi Haradinaj dhe veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Ismajl Haradinaj! Në qendër të Deçanit të shtatorja e LUANIT vendosen buçeta me lule në kujtim e nderim të veprës së heroit.  Familja Haradinaj e Gllogjanit është ndër familjet më të njohura të historisë sonë kombëtare, sidomos prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri në epopenë e lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezistenca e Haradinajve kundër pushtuesve të ndryshëm të trojeve të Shqipërisë është e mirënjohur. Në fillim të viteve ’81, të frymëzuar nga mësuesi, patrioti e kushëriri i Luanit, Ismail Haradinaj, kontributi i vëllezërve Haradinaj në luftën tonë çlirimtare kundër barbarisë serbe, shënon njërën ndër faqet më të ndritura të historisë sonë më të re, jo vetëm në Dukagjin.Luan Haradinaj ka qenë djali i tretë me radhë nga shtatë bijtë e tri vajzat e babë Hilmiut dhe nënës Rukie. Ai lindi në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit më 17 nëntor të vitit 1973. Luani mësimet fillestare i mori në Rrezarë, ish-Isniq. Ishte nxënës i zellshëm, i zgjuar dhe tejet i vëmendshëm. Natyra e kishte pajisur me tipare fizike shumtë të harmonishme. Ishte kurdoherë buzagaz, i çiltër e i dashur…

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …