Kryetari Ballazhi, priti në takim rasti ish Deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, znj.Besa Ismaili-Ahmeti

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi, priti në takim rasti ish Deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, znj.Besa Ismaili-Ahmeti. Në takim Kryetari Ballazhi e njoftoi mysafiren me zhvillimet aktuale në Komunën e Hanit të Elezit si dhe sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të komunës. Në anën tjetër ishte zotimi i Znj. Besa Ismaili-Ahmeti për bashkëpunim dhe përkrahje për Komunën e Hanit të Elezit. Në takim kryetari Ballazhi ishte i shoqëruar nga Nënkryetari Sevdi Dernjani dhe Drejtoreshat e Komunës së Hanit të Elezit, Kimete Kuka-Hasallari, Natyra Kalisi, Lindita Ballazhi dhe Majlinda Kaloshi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …