Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti: Vetëm kur jemi bashkë, jemi më të fortë!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti duke falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar dhe kanë kontribuar për matarimin e Ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, ka thënë se kur jemi bashkë, arrijmë të bëjmë shumë punë. Bashkë kemi edhe shumë punë për të bërë.

“Miq, zakonisht, përpiqem t’ju kthej përgjigje të gjithë atyre që më urojnë me raste të ndryshme, por këtë herë e kam të pamundur t’i përgjigjëm një për një, mijëra e mijëra uratava tuaja për miratimin e Ligjit për përdorimin zyrtar dhe të barabartë të gjuhës shqipe që vijnë nga të gjitha qytetet tona, por edhe nga Shqipëria, Kosova, Lugina, Mali i Zi dhe Diaspora. Nëpërmjet të këtyre rreshtave ju shpreh faleminderimet e mia më të sinqerta dhe e përcjell mirënjohjen time më të thellë për kontributin e gjithësecilit prej jush bashkë edhe me ato që nuk janë më pranë nesh. Nuk mund të lë pa i veçuar edhe ata, pa kontributin e të cilëve ndër vite nuk do ta arrinim të sotmen, dëshmorët dhe veteranët e UÇK-së, bashkë me gjeneratat e tëra të patriotëve dhe veprimtarëve ndër dekada. Kur jemi bashkë, arrijmë të bëjmë shumë punë. Bashkë kemi edhe shumë punë për të bërë. Vetëm kur jemi bashkë, jemi më të fortë!”, ka shkruar, ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …