Kryetari Boshota u takua me përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka pritur të enjten, përfaqësuesit e zyrës për bashkëpunim dhe mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë të shoqëruar nga kryeshefja e ARDA-së dhe drejtoresha e AZHR-së Perëndim, me të cilët ka biseduar rreth mundësisë së bashkëfinancimit për renovimin e objektit shkollor të Gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Bashkëbiseduesit kanë pohuar se renovimi i këtij objekti është me se i nevojshëm për të krijuar kushte sa me të mira për nxënës dhe arsimtarë.

Bashota i ka njoftuar mysafirët për gjendjen e këtij objekti shkollor, vështirësitë në procesin e zhvillimit mësimor si dhe rëndësinë e madhe të renovimit të objektit i cili është ndërtuar në vitin 1968.

“Puna e juaj dhe bashkëpunëtoreve tuaj nuk do të ndaloj kurrë, kontributi ynë është shumë i vogël krahas përgjegjësisë tuaj të madhe” tha përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Ndërsa, kryetari Bashota theksoi se krijimi i kushteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie është prioritet i yni dhe më renovimin e kësaj shkolle, suksesi në procesin edukativo-arsimor nuk do të mungoi.

Pas takimit, kreu i Klinës bashkë me mysafirët kanë vizituar objektet e Gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë në të cilën ndjekin mësimet mbi 1000 nxënës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet marrëveshja për grantin e performancës

Me grantin e performancës të nënshkruar sot ndërmjet Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit …