Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi: Nuk do ta përkrahum as PDK-në as AKR-në në balotazh

Safet Kamberi: LDK-ja në Mitrovicë nuk do ta përkrah PDK-në as AKR-në në balotazh

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re nuk do ta kenë përkrahjen e elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në balotazhin e 19 nëntorit të zgjedhjeve lokale në Mitrovicë. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Sipas tij, asnjëri prej kandidatëve që do të përballen më 19 nëntor, Valdete Idrizi e PDK-së e Agim Bahtiri i AKR-së, nuk mund të llogarisin në mbështetjen e LDK-së. “Është vendim gati unanim i kryesisë së Degës që është marr gjatë mbledhjes së mbrëmshme për të qëndruar neutral”, ka thënë Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …