Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një ndër temat që zhvilloi kryeministri në detyrë Albin Kurti me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Në bisedën telefonike që kanë zhvilluar mbrëmë, siç njofton kumtesa nga kryeministria, presidenti francez shprehu aprovimin për trajtimin e krizës shëndetësore prej qeverisë kosovare. Gjithashtu, theksohet se ata kanë biseduar për dialogun dhe angazhimin përkatës për një përgatitje të vërtetë dhe për një pjesëmarrje të sinqertë të palëve në këtë dialog. “Në këtë perspektivë, presidenti Macron shprehu mbështetjen e tij për rifillimin e qarkullimit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë. Ai premtoi rritjen e rolit të Francës dhe të atij vetë në lehtësimin e dialogut. Ky do të jetë, sipas tij, edhe synimi i samitit të Parisit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, samit i organizuar nën drejtimin e Francës dhe Gjermanisë, me Bashkimin Evropian, sapo të krijohen kushtet e duhura”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …