Kryetari Haliti inspektoi punimet e projekteve të realizuara në Smirë e Tërstenik

Për të parë nga afër punimet që janë kryer ditëve të fundit në Smirë e Tërstenik, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor, kanë vizituar këto dy fshatra. Në Smirë është asfaltuar rruga Hysni Salihu dhe janë rregulluar ulëset në fushën sportive. Ndërkohë që në shkollën fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, u vizituan ambientet e saj ku janë bërë investime në bashkëpunim me fondacionin “Kosove Luksemburg”. Gjithashtu, udhëheqësit komunal, kanë vizituar edhe punimet që janë duke u bërë në asfaltimin në segmentin e dytë të rrugës Beqë Kurti në Tërstenik.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Akademi përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Njazi Azemi – Komandant Mjekrra

Në Viti është mbajtur Akademi Përkujtimore në shënim të 25-vjetorit të rënies së dëshmorit të …