Kryetari Haliti: Investimet në zhvillimin e bizneseve ndikojnë pozitivisht në ekonominë lokale

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot ambientet e furrës së bukës “Aida” në Viti, për të parë nga afër procesin e punës që zhvillohet aty. Njëherit, ai u shpreh i kënaqur kur sheh projektet e reja që kanë për qëllim investimin e zhvillimit të bizneseve, të cilat investime ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik. Kryetari Haliti u prit nga pronari i kësaj furre Astrit Matoshi, i cili edhe e njoftoi me planet dhe procesin e punës që zhvillohet aty.

Kontrolloni gjithashtu

Larisa Ferizaj – krenari e Deçanit!

Talent, përkushtim dhe sakrificë – këto janë vlerat që e përfaqësojnë më së miri Larisa …