Brickos

Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e AKP-së Valon Tolaj

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të mërkurën në takim pune Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja Institucioneve, si dhe për shqyrtimin e zgjidhjes së çështjeve që kanë mbetur të hapura. Kryetari Haliti e njoftoi z.Tolaj për punën dhe aktivitetet komunale, ndërkaq drejtori i AKP-së, Valon Tolaj, e ka falënderuar kryetarin Haliti për pritjen, si dhe ofrimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në zgjidhjen e kontesteve të mundshme, që kanë të bëjnë me privatizimin.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …