Thaçi

Kryetari, Hashim Thaçi ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në vendin tonë, Kivilcim Kilic

Kryetari, Hashim Thaçi ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në vendin tonë, Kivilcim Kilic, të cilës i dorëzoi telegram ngushëllimin për viktimat e sulmeve terroriste në Stamboll. Gjatë takimit të zhvilluar ai i shprehu asaj ngushëllime në emër të qytetarëve të Kosovës, familjeve të viktimave, presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe gjithë popullit të Turqisë. Kjo nuk është feja islame. Kjo nuk është as ideologji fetare e as kombëtare”, tha ai, duke shtuar se “Turqia është e fortë dhe do të përballojë këtë sfidë, theksoi në mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi. Ndërkohë, ambasadorja e Turqisë në vendin tonë, Kivilcim Kilic, falënderoi kryetarin Hashim Thaçi për telegramin ngushëllues dhe shtoi se Turqia do të bëhet edhe më e fortë falë solidaritetit dhe përkrahjes nga miqtë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …