Thaçi: Kosova është aktivisht e angazhuar për marrëveshje me Serbinë e cila përfshin njohje reciproke

Kryetari, Hashim Thaçi, ka uruar ekspertët për punën e tyre me rastin e fitimit të betejës ligjore në Arbitrazh

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar ekspertët për punën e tyre me rastin e fitimit të betejës ligjore në Arbitrazh, kundër kompanisë AXOS GMBH, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro nga Kosova, për anulimin e privatizimit te 75% të aksioneve të PTK-së. Ai ka thënë se nuk lejojnë që Kosova të keqpërdoret si shtet. “Kosova gjithmonë do t’i mirëpresë investimet e huaja, por asnjëherë nuk lejojmë të keqpërdoret si shtet. E drejta dhe të gjitha argumentet në rastin e padisë se AXOS-it ishin në favorin tonë. E uroj ekipin e ekspertëve për punën profesionale dhe mbrojtjen që i ka bërë Kosovës. Si shtet i pavarur dhe sovran jemi pjesë e Arbitrazhit, sepse besojmë në këtë institucion dhe në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Kemi ndërtuar kapacitete për të tërhequr investime të huaja, mirëpo edhe për t’i mbrojtur interesat e shtetit tonë nga pretendimet e paqëndrueshme”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …